|
Faqja jone mirepret krah hapur te gjithe vizioret dhe dashamiresit e ketije Webi. Gjithashtu ne ofrojme sherbime si: Lajme,informacione,figura me te cmuar ne historin shqiptare,artestet shqitare,MP3 Shqip, Filma 52, Humor 31,lojra,dashuria, te dashuruarit ne seks, Live sexy tv 48 kanele tlevizive e te tjera shume te rendesishme per ti par t gjitha keto duhet se pari te regjistohuni e pastaj ta shfetoni webin LIS@NET pra Regjistrohu |
|
|
|
Mjeksia
|
Vaji i Ullirit dhe ulliri. |
|
|
|
Written by admin
|
|
Friday, 25 December 2009 |
Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj. Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë. Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar” Allahu thotë në Kur’an: “Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20) |
|
Read more...
|
|
|
Denatyrimi i DNA |
|
|
|
Written by admin
|
|
Friday, 25 December 2009 |
Ne kete material perdoret fjala DNA ne vend te ADN dhe RNA ne vend te ARN, per te perdorur terma sa me nderkombetare dhe qe te mos keni probleme me kerkimet tuaja ne internet. Nje gje qe duhet pasur parasysh eshte se makromolekulat ne nje organizem nuk jane ne gjendjen e tyre me te qendrueshme (me stabel), po te ishte keshtu asnje nga reaksionet qe keto makromolkula kryejne nuk do te ishte e mundur. Po keshtu edhe DNA nuk eshte nje molekule statike, por peson ndryshime te shumta ne baze te reaksioneve ne te cilat merr pjese. Nese DNA do te ishte molekule statike, nuk do te ishte i mundur hapja e DNA per kopjimin e DNA ose per transkriptimin e DNA ne RNA. |
|
Read more...
|
|
|
Infarkti, si ta parandalojmë |
|
|
|
Written by admin
|
|
Saturday, 17 October 2009 |
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut. Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve. Sëmundjet e zemrës Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. |
|
Last Updated ( Saturday, 17 October 2009 )
|
|
Read more...
|
|
|
Cili është sekreti i dietave |
|
|
|
Written by admin
|
|
Saturday, 17 October 2009 |
Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme. 1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon. 2: Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin. |
|
Last Updated ( Saturday, 17 October 2009 )
|
|
Read more...
|
|
|
Argjinarja, ilaçi që i mungon kuzhinës sonë |
|
|
|
Written by admin
|
|
Saturday, 17 October 2009 |
Argjinarja është një bimë me një kërcell të gjatë dhe një lule. Kërcelli i saj shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojnë njëra tjetrën dhe në lulëzim, një lule e madhe i del në krye. Atë e gjejmë sot me emrat si argjinare, artichaut (frëngjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, siç i thonë amerikanët, etj. Prof. Lea Joanis Tomatis Argjinarja, në fillim ajo u përdor si ilaç dhe nuk kishte hyrë ende në kuzhinën perëndimore apo arabe, të cilët e huazuan menjëherë. Atëherë e shikonin si një bimë afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin femrave, që të mos eksitoheshin. Një bimë anti-oksiduese Argjinarja është një bimë anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Tek angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu në përbërjen e argjinares gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit. Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por argjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2 |
|
Read more...
|
|
| << Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 Next > End >>
| | Results 1 - 5 of 33 |
|
| |