|
Faqja jone mirepret krah hapur te gjithe vizioret dhe dashamiresit e ketije Webi. Gjithashtu ne ofrojme sherbime si: Lajme,informacione,figura me te cmuar ne historin shqiptare,artestet shqitare,MP3 Shqip, Filma 52, Humor 31,lojra,dashuria, te dashuruarit ne seks, Live sexy tv 48 kanele tlevizive e te tjera shume te rendesishme per ti par t gjitha keto duhet se pari te regjistohuni e pastaj ta shfetoni webin LIS@NET pra Regjistrohu |
|
|
|
Kultura
|
DITA E FLAMURIT,DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJëSISË… |
|
|
|
Written by admin
|
|
Friday, 27 November 2009 |
|
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë 28 Nëntor 1912 “Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës”. – Faik Konica 28 Nëntori-Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare… Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri… Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, duhet të jetë edhe Dita e Përgjegjësisë, për Çdo shqiptar…Pse? Sepse: Në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, përveç gëzimit, përveç vajtimit, secili duhet të bëjë edhe llogari, me përgjegjësi, t’a pyesë veten: Ç’bëri gjatë një viti për Kosovën, Çamërinë, për Shqipërinë…? Me 28 Nëntor 1912, u ngrit në qytetin e Vlorës, nga dora Ismail Qemalit, Flamuri Kombëtar… Flamuri Kombëtar u ngrit mbas katërqind e sa vjetësh… Flamuri Kuq e Zi është flamuri më i vjetër në Ballkan, ndër më të vjetrit n’Evropë… Flamuri Kombëtar është flamuri i Skenderbeut, por pas vdekjes së tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua… Pas një harrese prej katërqind vjetësh, e zbuloi një student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica… Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombëtar, themeluesi i kritikës shqiptare, atdhetari i devotshëm, ambasadori i Shqipërisë në Uashington (1926-1939),kur vdiq, me 1942, u harrua…Jo vetëm që u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua të varroset në Shqipëri deri sa vdiq komunizmi…, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë…
|
|
Read more...
|
|
|
VAZHDOJNË DONACIONET E QEVERISË SË SLLOVENISË BIBLIOTEKAVE NË KOSOVË |
|
|
|
Written by admin
|
|
Friday, 12 December 2008 |
|
Pas donacionit në mars të këtij viti, ku u trajnuan 100 punonjës të bibliotekave në punën me kompjuter në ndërmarrjen “CACTUS’, të cilët u pajisen edhe me certifikata, Qeveria e Sllovenisë përmes IZUM: Instituti i Shkencave të Informacionit në Maribor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,gjegjësisht z. Ramadan Beshiri –udhëheqës I Sektorit për Biblioteka, janë realizim projektin për ndihmë bibliotekave publike komunale dhe tjera me mbi 55 kompjuter, 25 printer dhe instalim të internetit. |
|
Read more...
|
|
|
Lladoci, Hertica dhe Fortifikata e Ballocit |
|
|
|
Written by admin
|
|
Friday, 05 December 2008 |
|
Dr. Safet Nishevci Dr. Enver Rexha Z. Qazim Namani Z. Ramadan Beshiri
Prishtinë, Nëntor - 2008 Lladoci, Hertica dhe Fortifikata e Ballocit
Duke ditur se, territori i Kosovës ka gjurmë të vendbanimeve të lashta, në këtë drejtim, gjurmë të lashtësisë ka i tërë rajoni i Llapit dhe Gallapit. Këtej, duhet të dimë se, interesimi për hulumtimet e monumenteve të kulturës dhe i hulumtimeve arkeologjike për këto treva, deri më tani është shumë i vogël, mos me thënë se mungon fare. Interesimi për këto treva, deri tani, shihet vetëm nga autor që kanë prejardhje nga trevat në fjalë dhe puna e tyre, kryesisht bazohet në vullnetin e mirë apo nga vetë dëshira, dmth. nuk kemi një organizim institucional apo nga ndonjë ndërmarrje që mbështet nga institucionet e kulturës etj. Prandaj, duhet të u tregojmë studiuesve tonë shqiptar, se është shumë me vlerë për të hulumtuar trashëgiminë kulturore të këtyre trojeve, pra për të studiuar të kaluarën historike të vendit, dhe me rezultate shkencore të arrijmë për të vërtetuar - konstatuar autoktonin e shqipëtarëve me shekuj në këto treva. Kjo trevë ka vlera dhe gjurmë kulturore-historike të jashtëzakonshme për studimin e mëtejmë të lashtësisë së Kosovës, përkatësisht Dardanisë. |
|
Last Updated ( Saturday, 06 December 2008 )
|
|
Read more...
|
|
|
Kriza e demokracisë |
|
|
|
Written by admin
|
|
Saturday, 24 March 2007 |
|
Shoqëria shqiptare, nëpër mbarë hapësirat ku jeton, edhe në këtë fillimëvit është gdhirë me ankthin e pasigurisë, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivën e tmerrshme dhe vizionet e cunguara: shoqëria shqiptare edhe në këtë vit numëron me ankth regjistrin e pafundmë të problemeve, të cilat, sipas gjitha parashikimeve s’do marrin fund as këtë vit. Pa drita, pa punë, me infrastrukturë shkatërrues, pa përkujdesje shëndetësore, me korrupsion të madh, me qeveri mediokre, etj. duket fizionomia e jetës shqiptare. Kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuhën më të thjeshtë, ka vetëm një adresë: politikën, atë që, siç thoshte dijetari Faik Konica shkatërroj Shqipërinë (lexo shqiptarët). Derisa përcjellim zhvillimet politikë nëpër hapësirat shqiptare, s’kemi sesi të mos gjëmojmë me të njëjtat klithma, sikur të Atë Gjergj Fishta: Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret. S’do mend se kriza e përgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi që po ndodh kudo, i ka kundërshtarët e vet, pikërisht ata të cilët janë të thirrur të krijojnë zgjedhje më optimale, tek politika e politikanët. Në të kaluarën, kemi pasur adresa (mbase shpeshherë i kemi shpikur) ku t’i hidhnim fajet për moszhvillimin tonë, ndërsa sot, shpiken armiq, e këta i kemi brenda. Në gjithë këtë amulli e paperspektivë, kundërshtarët e brendshëm të cilët bluajnë kombin dhe frenojnë përparimin, janë ata që kanë marr përsipër drejtimin e tij: politikanët, por, duke mos përjashtuar në këtë rast as elitat tona, akademitë, mediat, të cilat shpeshherë janë treguar konformiste dhe heshtin këtë stagnim e degradim. |
|
Read more...
|
|
|
Te Drejtat |
|
|
|
Written by admin
|
|
Saturday, 20 January 2007 |
Ne mendojmë se këto të drejta vetëkuptohen: të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; ato i ka pajisur Krijuesi me disa të drejta të patjetërsueshme, në të cilat bëjnë pjesë e drejta për të jetuar, e drejta për të qenë i lirë dhe e drejta për të qenë në kërkim të lumturisë. Për sigurimin e këtyre të drejtave, njerëzit formojnë qeveritë, fuqia e të cilave buron nga pëlqimi që i japin asaj të qeverisurit. Te drejtat e patjetersueshme
Me këto fjalë të paharrueshme të Deklaratës së Pavarë-sisë, Tomas Xhefërsoni parashtroi parimin themelor mbi të cilin ngrihet një qeveri demokratike. Qeveria e një shteti demokratik nuk është për të njohur të drejtat themelore të renditura nga Xhefërsoni. Qeveria demo-kratike formohet per t'i mbrojtur këto të drejta, që çdo individ i gëzon në saje të ekzistencës së tij. Sipas filozofëve iluministë të shekujve XVII-XVIII, të drejtat e patjetërsueshme janë të drejta natyrore të dhuruara nga Perëndia. Këto të drejta nuk zhduken me krijimin e një shoqërie. Madje as shoqëria, as qeveria nuk mund t'i heqë ose «tjetërsojë» ato.Të drejtat e patjetërsueshme përfshijnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes, lirinë e grumbullimit dhe të drejtën për mbrojtje të barabartë përpara ligjit. Kjo nuk është kurrsesi e gjithë lista e të drejtave që qytetarët gëzojnë në një shtet demokratik. Shoqëritë demokratike mbrojnë gjithashtu edhe të drejta të tilla civile si e drejta për proces të drejtë gjyqësor. |
|
Read more...
|
|
| << Start < Prev 1 2 Next > End >>
| | Results 1 - 5 of 7 |
|
| |