Treguesi arrow Letersia

Herzlich Willkommen - Besucher
Image
Faqja jone mirepret krah hapur te gjithe vizioret dhe dashamiresit e ketije Webi. Gjithashtu ne ofrojme sherbime si: Lajme,informacione,figura me te cmuar ne historin shqiptare,artestet shqitare,MP3 Shqip, Filma 52, Humor 31,lojra,dashuria, te dashuruarit ne seks, Live sexy tv 48 kanele tlevizive e te tjera shume te rendesishme per ti par t gjitha keto duhet se pari te regjistohuni e pastaj ta shfetoni webin LIS@NET pra Regjistrohu

Image

Letersia
Flori Bruqi:Do të kthehëm o nënë Print E-mail
Written by admin   
Saturday, 08 November 2008
ImageJusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah tëGjermanisë.

Shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugët e botës, por po rrinë e po qëndrojnë si burrat në vatrat e tyre.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë.

Por, edhe shkrimtari Jusuf Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha.Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak.

Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembullor që ia bëri Jusuf Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992; Flori Bruqi ”Vrasësit e liridonëve”, roman, Prishtinë, 1996).

Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet.

Rolin i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka fakti se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit, të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë “shkrimtar të dështuar”ose çaprashisin çilimillëqe për “gabimet” e tij).

Last Updated ( Saturday, 08 November 2008 )
Read more...
 
DRITËRO AGOLLI Print E-mail
Written by admin   
Saturday, 28 July 2007

Në shtëpinë e shkrimtarit që rrëfen përpjekjet për të shkruar librin e vet më të vështirë, aty ku do të flasë për veten
DRITËRO AGOLLI: “AUTOBIOGRAFIA IME”
Shkrimtari ka nisur të rrëmojë në kujtimet, shënimet e fletët e ditarit për të shkruar librin e jetës së tij

Dritëro Agolli ka nisur të shkruajë të vërtetat e jetës së vet. Një libër autobiografik ku do të rrëfehet. Këtë vendim e ka marrë prej më shumë se dhjetë vjetësh, por përgatitjet për të nisën pesë vjet të shkuara dhe vazhdojnë ende. Dhjetëra fletorka, blloqe shënimesh, albume fotografish, artikuj shtypi, fletë ditari...

Read more...
 
PËLCITJET E KOHËS NË POEZI Print E-mail
Written by admin   
Friday, 08 June 2007
ImageTahir Bezhani deri tash ka botuar monografinë: “Koha lind vigaj”  dhe përmbledhjen poetike: “Përplasje kohe” , ndërsa para pak kohësh botoi edhe veprën e tretë me poezi “Pëlcitje e vonuar”.
           Që në fillim duhet konstatuar se kjo vepër e Tahir Bezhanit shënon diçka më të avansuar qoftë në interesimin poetik, qoftë në shtrirjen e temave dhe motiveve që i trajton në poezi. Përveç kësaj libri është paksa më voluminoz dhe shtrihet në gjerësinë dhe thellësinë e trajtimeve dhe të thurjes poetike. Preokupimet e subjektit lirik tashmë dalin më të thukta, më të skalitura dhe më të thella, sepse ai shpreh diçka që është në qenien tonë, në mendjen tonë dhe në ndiesitë tona. Duke ecur nëpër këtë kahje dhe trasim, poeti dhe subjekti i tij lirik dijnë se si veprojnë dhe se si duhet qendruar. Kjo gjë duket qartë sepse ai mëton të thotë atë që dikur ishte non grata dhe temë tabu për kohën e cila patjetër duhej pëlcitur nga ntrashjet e zullumit, terrorit dhe dhunës.
Read more...
 
POEZIA SI DILEMË UNIVERSALE Print E-mail
Written by admin   
Wednesday, 09 May 2007

Image

Raportet intertekstuale të arkitemave dhe arkimotiveve të rikontekstualizuara në "Lulet e përbuzjes", përmes një procedimi artistik të nuancuar dukshëm nga prizmi i një rebelimi poetik e jetësor, e bëjnë këtë libër të funksionojë si njësi semantike autonome, duke u shtresuar në thellimin e njohjes së shpirtit njerëzor, në kohë dhe hapësira të ndryshme, dhe duke sjellë një ligjërim karakteristik, të realizuar poetik.

Ndonëse në raste përurimesh të veprave të reja letrare të autorëve të ndryshëm, duhet të flitet dhe të diskutohet rreth vlerës artistike dhe përgjithësisht rreth realizimit artistik të veprës së caktuar, ndodh ndonjëherë që shqyrtuesi apo analizuesi i veprës letrare të mbetet pa tekst. Dhe kjo mund të ndodhë në dy raste.

 

Read more...
 
VARGJE TË ANKTHIT DHE TË STUHISË Print E-mail
Written by admin   
Monday, 09 April 2007
ImageVepra poetike “Stuhi ankthi” e Qemajl Junikut është e konceptuar dhe e shtresuar paksa ndryshe nga veprat e tij të botuara deri me tash. Në qendër të gamës dhe të interesimit poetik të autorit qëndrojnë dhe frymojnë vargje të ngarkuara me një barrë ankthi dhe stuhie që në njëfarë mënyre e konceptojnë frymëmarrjen tonë në një kohë të caktuar dhe në një hapësirë reale.
Andaj rrjedha e vargjeve poetike të veprës “Stuhi ankthi” të Qemajl Junikut konceptohet dhe strukturohet brenda katër cikleve poetikë të nominuara si ankthe duke u shtresuar në katër stresa, në katër rrafshe apo në katër rrath ankthi që janë: “Ankthi i parë”, “Ankthi i dytë”, “Ankthi i tretë” dhe “Ankthi i katërt”. Ky strukturim duket si një ndërtim i veçantë i një gjendjeje shpirtërore të subjektit lirik që është gjendje e tmerrit.
Përbirimi i struktures poetike bëhet nëpër stuhitë e tmerrit, nëpër tmerrin e ankthit, gjegjësisht nëpër stuhi ankthi. Dhe kjo gjendje shpirtërore nuk është statike e as e njëtrajtëshme, por është dinamike dhe shumëdimensionale. Shtrirja e tillë ka për synim që t’i pasqyrojë poetikisht të gjitha poret e një gjendjeje në situatë ankthi të përjetimeve dhe të receptimeve psikike, sepse: / përtej ankthit koha ime këlthet/ nëpër një kataklizmë ku ka vetëm yje të fikur ngase: / në këtë kohë shtatë hërë kukuse/ Bie breshëri mëkatesh/.
Ky është rrethi i ankthit të parë, porta e të cilit mbyllet duke u strukur:
Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>

Results 1 - 5 of 6



 
 
 
To enquire about ad-free status, please contact JHost.co.uk Support