|
ËNDRRAT |
|
|
|
Written by admin
|
|
Saturday, 15 August 2009 |
|
Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve dhe nga libra të ndryshëm Rreth kësaj teme kanë folur shumë njerëz me dije apo pa dije. Këtu do të shpjegojmë disa rregulla, dispozita që kanë të bëjnë me ëndërrat. Të gjithë ata që nuk i përkasin pasuesve të sunetit dhe xhematit, kanë pasur kuptime dhe interpretime të ndryshme për to. Ëndrra është një lloj kuptimi për diçka e cila mund të jetë ose prej engjëllit ose prej shejtanit. Ato janë disa pamje që shfaqen tek personi që është në gjumë, munden që të jenë foto të qarta ose simbole të ndonjë kuptimi. Gjithashtu, një lloj tjetër që njeriu i shikon në ëndërr janë çështjet që e shqetësojnë atë gjatë ditës. |
|
Read more...
|
|
|
Për pushime verore të frytshme |
|
|
|
Written by admin
|
|
Monday, 06 July 2009 |
|
Pushimet verore po afrojnë dhe përpara prindërve dalin të tjera probleme në lidhje me fëmijët dhe kohën e tyre të lirë.
Gjatë vitit shkollor, pjesa më e madhe e ditës kalon në shkollë apo duke studiuar, duke lënë kështu pak kohë të lirë dhe është më e thjeshtë të gjesh një mënyrë për ta shfrytëzuar atë. Shpeshherë mjafton një lojë a një kurs dhe kjo kohë është shpenzuar më së miri. Mirëpo, me ardhjen e ditëve të gjata dhe me shkëputjen nga shkolla, organizimi i kohës së lirë të fëmijëve kthehet në një detyrë të vështirë për prindërit. Shumica e tyre janë të angazhuar me punë dhe e kanë thuajse të pamundur të kontrollojnë mënyrën se si e kalon fëmija pjesën më të madhe të ditës. Duke qenë se prindërit nuk dëshirojnë që fëmija të qëndrojë me orë të tëra përpara televizorit ose kompjuterit, ata përpiqen ta nxisin fëmijën drejt leximit. Mirëpo, kësaj dëshire të prindit i kundërvihet shpeshherë kokëfortësia e fëmijës, duke këmbëngulur se është me pushime. |
|
Read more...
|
|
|
Pas 14 viteve u rihap shkolla plotësuese shqipe në Rijekë |
|
|
|
Written by admin
|
|
Sunday, 30 November 2008 |
Shkolla fillore "Nikola Tesla" në Rijekë -Kroaci hapi dyert klasës së re nxënsve të shkolles fillore të shqiptarëve. Ata do të ndjekin mësimet plotesuese në gjuhen amtare çdo të shtune. Nismen për mësimin plotesues në gjuhen shqipe e inicoi Këshilli Kombëtare i Bashkësisë së pakices shqiptare. Ndihme dhe perkrahje tëkonsideruar morren nga Ministria e teknologjisë dhe arsimit e cila zgjodhi shkollën "Nikolla Teslla" për shkollën e parë për finacimin e mësimit në gjihën shqipe.Mësimin plotësues në gjuhen shqipe do ta ndjekin 47 nxënës nga Rijeka dhe vendet për rrethë.. Mësimin në gjuhen shqippe do ta ndjekin nxënsit e moshes së klasës së parë deri në klasën e tetë, ndërsaprogrami përmban disa lëndë. Shkolla plotësuese në gjuhen shqipe në Rijekë ishte organizuar në vitin 1995, mirëpo pas një kohe pune te shkrtë u nderpre puna. Qeveria e tanishme dha kontribut tëkonsideruar për mësimin plotesuas të nxënsitë shqiptar të mësojnë gjuhen amtare, kulturën dhe historinë e tyre. Regjistrimi në shkollë është i hapur dhe të gjithë ata që deshirojnë të regjistrohen mund të paraqitën në Bashkësinë e shqiptarëve në Rijekë. |
|
|
PAGËZIMI DHE MARTESAT SHQIPTARE |
|
|
|
Written by admin
|
|
Wednesday, 19 November 2008 |
|
Pagëzimi i fëmijëve shqiptarë Kaloi koha kur Bibla dhe Kurani lexoheshin në gjuhët origjinale. Tani këta libra të shenjtë botohen të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Sot lipset që populli shqiptar t´i pagëzojë fëmijët me emra vetjake shqiptarë. Gjuha shqipe, jo vetëm që është një ndër gjuhët më të vjetra në Ballkan dhe në Evropë, por ka edhe fushë të gjerë antroponimike. Shqiptarët le të shkojnë edhe në xhami, edhe në kishë, por të obligohen që fëmijët e tyre të pagëzohen me emra vetjake të gjuhës dhe kulturës shqiptare, sepse mbi të gjitha siç shkruan Vaso Pashë Shkodrani: "Feja e shqiptarit është shqiptaria." Institucionet fetare duhet të bashkëpunojnë me Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë rreth pagëzimit të fëmijëve me emra të antroponimisë shqiptare. |
|
Read more...
|
|
|
Baba Dimri dhe Viti i Ri |
|
|
|
Written by admin
|
|
Thursday, 27 December 2007 |
|
Baba Dimri dhe Viti i Ri Çdo vit, nga bota krishtere në vendet e ndryshme të botës festohet festa e Vitit të Ri e cila e lidhë natën e 31 dhjetorit me 1 janar. Çfarë lidhje ka hz. Isai me natën e Vitit te Ri apo me Babadimrin? Çfarë është qe bota krishtere në shumicë e festojnë këtë ditë dhe a ka vend kjo ditë në traditat dhe fenë tonë islame? Ashtu siç dihet ne besimin islam hz. Isai është një pejgamber (i dërguar). Është krijuar nga mirësia e Zotit pa baba. Nëna e tij është hz. Merjemja. Merjemja vjen nga të parët e Beni Israilit, vajza a Imranit. Në lidhje me lindjen e jashtëzakonshme te hHz. Isait tashmë në shumë ajete të Kur’anit është shpjeguar.
|
|
Last Updated ( Thursday, 08 October 2009 )
|
|
Read more...
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 Next > End >>
|
| Results 1 - 5 of 21 |