Seksualiteti Nuk janë dhjetë rregullat e shenjta, por pesë. 5 rregulla për të pasur një orgazëm: të dish se çfarë është dhe të mos humbësh kënaqësitë e seksit duke i kërkuar ato; mos ki frikë; mos tento të arrish njëkohësisht; bëj një jetë të shëndetshme! Të dish se çfarë është Në dukje e çuditshme, por problemi i parë për një femër, e cila nuk e arrin orgazmën, është të kuptojë saktësisht se çfarë po kërkon. Pavarësisht përshkrimeve, orgazmën femërore e kupton vetëm në momentin që e provon. Edhe pse mënyrat për ta arritur janë të ndryshme (orgazma klitorale dhe vaginale); mund të jenë të ndryshme në të njëjtën grua në varësi të momentit; një lloj i ndryshëm është edhe intensiteti i kënaqësisë që mund të arrihet. Orgazma rrallë është një refleks automatik (siç ndodh te meshkujt) shpesh është një arritje, diçka që e mëson me kohën dhe praktikën, e ngjashme me tentativën e një mashkulli për të kontrolluar ejakulacionin e shpejtë.
Mos e ndiq! Disa femra mendojnë se orgazma është një “detyrë” për t'u kryer; disa të tjera gjejnë ndjesi të tjera (miqësi, ngrohtësi, dashuri) në krevat. I sigurt është fakti se ndër të gjitha raportet seksuale që po kryhen në këtë moment, shumë pak do të përfundojnë me orgazëm nga ana e femrës. Plotësimi i kënaqësisë së seksit mund të gjendet në përqafimin e ndjesive të ndryshme, pa insistuar në arritjen e orgazmës. Vagina reagon sikundër ju e stimuloni, pastaj ndiqni vetëm instinktet. Mos ki frikë! Mungesa e orgazmës shpesh shkaktohet edhe nga ndjenja e frikës që i shoqëron femrat. Frikë nga kënaqësia që mund të të falë një mashkull; nga humbja e kontrollit të vetes; frika sepse ndoshta nuk je në lartësinë e duhur. Siguria në vetvete është e domosdoshme në çdo fushë të jetës, sidomos kur vjen puna te krevati, skrupujt janë të tepërt.
Pa kufij Për fat të keq nuk është si në film. Nuk është xhiruar asnjëherë një film në Hollivud ku protagonistët gjatë seksit nuk kënaqeshin të dy njëkohësisht. Por të bësh dashuri, nuk do të thotë që në fund patjetër të “ulërasësh” nga kënaqësia, sidomos kur vjen puna te femra. Nëse arrini të pranoni realitetin, do të zbuloni se mund ta kënaqni veten edhe pa pasur me partnerin një orgazëm simultane.
Bëni jetë të shëndetshme! Kënaqësia femërore ka të njëjtët armiq si ajo mashkullore. Janë 5 kavalierët e apokalipsit që punojnë kundër seksualitetit të shëndoshë: duhani, alkooli, dhjamrat, jeta e çrregullt, drogat. Për femrat shtohet edhe menopauza, e cila nëse ndiqet dhe kurohet, mund të ulë masën e ndëshkimit që i jepet femrës nga natyra.
Po nëse këto pesë rregulla zbatohen dhe sërish mungon orgazma? Liria seksuale në botën e sotme e ka një emër: pilula! Që nga vitet 1920 bëhen kërkime mbi kënaqësinë femërore dhe prapë shifrat nuk kanë ndryshuar: mesatarisht vetëm 1 në 2 gra ka rregullisht orgazëm, 3 në 10 nuk e kanë provuar asnjëherë se çfarë është. Viagra për femrat mund të jetë një zgjidhje, nëse arrihet të krijohet e padëmshme për fetusin. Meqë mekanizmat janë të njëjtët, mendohet se do të funksionojë, të paktën në nivelin gjenital. Gjithsesi, arsyeja për një femër mund edhe të mos ketë lidhje me faktin se ajo nuk është mësuar si të sillet, por nga sjellja e vrazhdë dhe injoranca e mashkullit..., në këtë rast këshillohet orientimi i kapitalit në një vend me më shumë përfitime.
Gjimnastika seksuale Arabët dhe indianët e praktikojnë prej shekujsh gjimnastikën vaginale (kontraktime të muskujve pelvikë), që stimulon muskujt dhe i mban të shëndetshëm. Si funksionon teknika? Muskujt vaginalë kanë tendencë të lëshohen, sidomos pas lindjes së një fëmije. Kjo praktikë të ndihmon ta parandalosh problemin: ushtrohet muskulatura “e fshehur” për të arritur kontrollimin e lëvizjeve të vaginës. Sa kohë duhet të “ushtrohesh”? Gjysmë ore në ditë dhe avantazhet duken që në javën e parë: rritje e dëshirës, aftësi për të arritur shpejt orgazmën, perceptim “rrufe” i kënaqësisë. Cilat duhet ta praktikojnë? Teknika është e mirë për të gjitha gratë: ndihmon në parandalimin e problemeve si zgjerimin e uterusit dhe mospërmbajtjen urinare. Kjo është një çështje sa fizike, aq edhe mendore, sepse të mendosh për vaginën të paktën gjysmë ore në ditë të bën më të ndjeshme nga eksitimi dhe dëshira për raporte seksuale. Dikush thotë se seksi i mirë është fryt i mendjes, por të ushtrojmë edhe muskujt e tjerë të trupit nuk bën dëm... Përgjigjja seksuale ndahet në katër faza: eksitim, plato, orgazëm dhe zgjidhje; por është zbuluar edhe një tjetër fazë e përgjigjes seksuale që quhet “dëshirë”. Kaplan ndërkohë propozon një tjetër model, i ndarë në tri faza: dëshirë, eksitim dhe orgazëm. Pavarësisht se cilin model ndiqni, është e padiskutueshme që përgjigjja seksuale kushtëzohet nga natyra psikologjike, mjedisore, personale etj. Dëshira është një ndjesi subjektive, e shkaktuar nga stimuj seksualë të brendshëm (fantazitë) ose të jashtëm (partner) dhe e kushtëzuar nga preferencat dhe drejtimet seksuale personale, nga gjendja psikologjike dhe sfondi mjedisor. Është faza së cilës zakonisht i kushtohet më pak vëmendje, duke rënë kështu në gabim sepse mungesa e dëshirës është një nga shkaqet kryesore të pamundësisë për të pasur orgazëm. Eksitimi është përgjigjja ndaj ngacmimit seksual, fizik ose psikologjik dhe karakterizohet nga prezenca e ndjesive erotike dhe vasodilatacioni. Te mashkulli procesi i vasodilatacionit mbush muret e penisit dhe përcakton ereksionin, ndërsa te femra shtimi i qarkullimit të gjakut në vaginë prodhon sekretimin e lëngut mbi muret e vaginës, që përbën burimin kryesor të lubrifikimit. Shoqërohet me shtim të frekuencës kardiake, të frymëmarrjes dhe të presionit të gjakut, një ndjesi e përgjithshme nxehtësie. Plato (plateau) është konsolidimi i ndryshimeve të ndodhura në fazat paraprake: damarët në lëkurë bëhen shumë të dallueshëm, format e gjoksit dhe ereksioni i thithkave duket sikur humbin fortësinë, buzët e vaginës fryhen dhe marrin ngjyrë të kuqe të ërrët, ndërsa klitori tërhiqet drejt kockës pubike dhe duket sikur humbet. Orgazma është ndjesia seksuale më intense dhe më e pëlqyeshme dhe përjetohet si një shkarkim i papritur i tensionit seksual të mbledhur në fazat e para. Ndryshimet fiziologjike janë të ngjashme në të dyja sekset dhe konsistojnë në një sensacion sugjestionues kënaqësie lidhur me kontraktimet ritmike të pavullnetshme të muskujve gjenitalë: te femra muskujt që rrethojnë vaginën dhe anusin, ndërsa te mashkulli muskujt e bazës së penisit. Pas ejakulacionit pothuaj të gjithë meshkujt kanë një fazë refraktare gjatë së cilës stimulimet e mëtejshme seksuale mund të bëhet të bezdisshme dhe kjo fazë zgjatet me kalimin e moshës; te femrat aftësia për të pasur orgazma është shumë më e madhe, si arritja disa herë e orgazmës gjatë një akti të vetëm seksual. Zgjidhja: pas orgazmës trupi rikthehet në gjendjen normale dhe dallohet një ndjesi qetësie dhe mirëqenieje. Shpejtësia e rikthimit në normalitet është e kushtëzuar, te mashkulli e ndoshta edhe te femra, nga mosha.
Ushtrimet bazë për një eros të shëndetshëm Hapi i parë Uluni në një karrige, mbani drejt shpinën pa u mbështetur. Me duart mbi gjunjë merrni frymë ndërkohë që kontraktoni muskujt e vaginës. Numëroni deri në 30 dhe më pas relaksohuni. Përsëriteni ushtrimin për 10 minuta. Hapi i dytë Në këmbë, mbani krahët e shtrirë. Këmbët vendosini paralelisht me njëra-tjetrën, pak të kthyera nga jashtë. Kontraktoni muskujt e vitheve duke u munduar t'i bashkoni sa më shumë. Numëroni deri në 10 dhe relaksohuni. Hapi i tretë I njëjti qëndrim në këmbë, me këmbë të drejtuara anash. Kontraktoni muskujt e vaginës sikur të ishte duke pulsuar. Përsëritni ushtrimin për 10 minuta. |