Të gjitha autoritet drejtuese janë të detyruara t’i mbrojnë të gjitha të drejtat
themelore të njerëzve që ata i shërbejnë. Kjo vlen njejt si për të gjitha autoritetet
qeveritare, po ashtu edhe për ato në Kosovë.
Autoritet policore, si pjesë e ezkutivit te qeverisë, kanë rol të njejt në shoqëri. Duke
pasur autoritetin për të zbatuar ligjin e vendit, me force nëse është e nevojshme,
policia ka përgjegjsi të madhe ta shrytzojë këtë autoritet me kujdesë në mënyrë
që të drejtat e gjithë qytetarëve të jenë të mbrojtura. Është e vështirë të mbahet
balanci, mirëpo gabime në një anë ose tjetrën mund të ketë pasoja të mëdha tek
njerëzit e prekur, qoftë viktima, te akuzuar, dëshmitar apo spektator.
Në mënyrë që të demonstrojmë si të drejtat e njeriut janë të aplikueshme në
Kosovë, dispozitat nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe
nga ligji i aplikueshëm në Kosovë janë përfshi në këtë broshurë. Informatat dhe
dispozitat të përfshira në këtë broshurë janë zgjedhur posaqërisht për punën e
policisë.
Së fundi, dëshiroj ta falenderoj sta broshure, posaqërisht Lumnije Shkodra, Monitorusja Vendore e Gjykatës, ne
zyrën OSBE-es në Gjilan/Gnjilane.
Shpresojë që kjo broshurë do t’ju shërbejë si referim i nevojshëm në punën tuaj të
rëndësishme. Si pjesë e forcës policore në Kosovë, ju luani një rol të rëndësishëm
në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e sundimit të ligjit.
Përmbajtja
Shkurtesat 7
E drejta për liri dhe siguri 8
Arresti 8
Marrja në pyetje 12
E drejta ne avokat 14
E drejta për një proçes të rregullt 15
Prezumimi i pafajsis 17
Policia si dëshmitar ne sistemin juridik 18
Tortura/Dhuna 18
Të miturit 19
E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare 22
Diskriminimi 23
E drejta për ankim efektiv 24
E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë 24
Robëria 25
E drejta për dëmshpërblim 25
Urdhërkontrolli 26
Liria e shprehjes 28
Liria e tubimit dhe e organizimit 29
Veprat Penale Kundër Detyrës Zyrtare 30
Listë faqesh dhe adresash interneti për të drejtat e njeriut
SHKURTESAT
KPPK - KODI I PËRKOHSHËM PENAL I KOSOVËS
KPPPK - KODI I PËRKOHSHËM I PROCEDURËS PENAL I KOSOVËS
LPMK - LIGJI PENAL PËR TË MITUR I KOSOVËS
ECHR - KONVENTA E MBROJTJES SE TE DREJTAVE TE NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE
ICCPR - PAKTI NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT CIVILE DHE